Gostivar, 500 mijë euro investime për tre shkolla të mesme

214

Pushimet verore po shfrytëzohen nga drejtuesit e Shkollave të Gostivarit për të kryer punime ndërtimore. Ndër investimet serioze në këtë drejtim, është investimi që po kryhet në Shkollën e Mesme Teknike Komunale.

Në prononcimin për Agjencinë e Lajmeve “Flaka”, drejtori Ibrahim Asani njofton që brenda kohës janë hapur shumë punime sidomos në objektin e ri të shkollës, kurse investimi në total peshon rreth 380 mijë euro të siguruara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH.

“Po bëhet zëvendësimi i dyerve dhe dritareve në objektin e shkollës dhe sallën sportive. Po ashtu, do të bëhet lyerja e mureve brenda objektit shkollor. Dyshemeja po rinovohet thuajse plotësisht. Bëhet po ashtu ndërrimi i çatisë në disa hapësira të shkollës. Po kryhen edhe disa punime të tjera”, deklaron Asani.

Punime po kryhen edhe në tre shkollat e mesme komunale, Gjimnazin, Shkollën e Mjekësisë dhe Ekonomikes. Investimet në total, llogariten gati 500 mijë euro.

Comments