Gostivar: Përleshje mes të rinjve në oborr shkolle, ndalohen katër persona
Sipas informacioneve të TetovaSot, më 22.12.2025, rreth orës 15:30, në DPB Gostivar janë paraqitur vetë O.A. (19), A.S. (18) dhe dy të mitur 17-vjeçarë, së bashku me prindërit e tyre. Ata dyshohet se rreth orës 14:55, në oborrin e një shkolle të mesme në Gostivar, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht mes vete. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
