Grabitën e vranë në Fier, autorët: Nuk donim, shkuam të vidhnim se s’kemi
Kanë mbërritur në ambientet e gjykatës së Fierit autorët e grabitjes së ndodhur në qytetin e Fierit ku ngeli i vrarë Agur Vrenozi dhe u plagos rëndë pronari i pikës së këmbimit valutor.
Autori i dyshuar për vrasjen e Agur Vrenozit, është Lulzim Demiraj, 43 vjeç, nga fshati Vajzë në Vlorë. Ai ka deklaruar para hetuesve se nuk ka qenë ai që ka qëlluar me armë.
Teksa ka dhënë arsyet që e çuan drejt grabitjes, Demiraj është shprehur se ka shkuar për të marrë para bashkë me Zini Fyrajn, për shkak të kushteve të vështira ekonomike në të cilat ndodheshin.
Vetë Lulzim Damiaj ka thënë:
Nuk e kam qëlluar unë. Nuk mbaj mend se si ndodhi. Unë di që gjerat ndodhën shpejt. Ne nuk kemi shkuar atje me qëllim të lëndonim ndonjë. Situata erdhi ashtu dhe nuk e mbaj mend se si ka ndodhur”.
Edhe Zini Fyraj, i cili bashkë me 43- vjeçarin hynë në pikën “Exchange”, ka deklaruar se është detyruar të kryejë grabitje, pasi gjendet në vështirësi ekonomike.
Ndërkohë, Gëzim Hoxha, pronari i pikës “Exchange”, ndodhet ende në gjendje të tronditur nga ngjarja.
Fqinjët e tij shprehen se 64-vjeçari ka pësuar goditje të rëndë psikologjike bashkë me të shoqen, sidomos kur kanë marrë vesh për vdekjen e Vrenozit.

