Grabitja në rrugën e Rinasit/ Dyshime edhe mbi punonjësit e sigurisë fizike

Në momentet që flasim, të arrestuar për ngjarjen e grabitjes së parave ne rrugën ë Rinasit ditën e djeshme janë vetëm 6 personat e kompanisë së sigurimit fizik dhe asnjë autor.
Dita e sotme ka sjellë zhvillime të reja për zbulimine mëtejshëm të ngjarjes.
Sipas disa burimeve te Shqiptarja.com pohojnë se grabitësit kanë patur akses në emailet e bankës dhe kanë qene të informuar për levizjet e programuara që do bënin.
Dyshimet janë që emailet të jetë hakuar nga grabitësit ose punonjësit e sigurisë kanë servirur të dhënat për grabitësit.
Këto janë dy pistat kryesore nga ku mund të ketë rrjedhur informacioni për levizjen e parave të bankës.
Këto janë dy pistat e mundshme të rrjedhjes së informacionit:
Grabitësit kanë hakuar emailet e bankës. Nga mënyra e operimit grabitësit tregojnë qartë se janë persona të përgatitur dhe kanë studiuar çdo hap me kujdes.
Kapja në befasi e punonjësve të sigurisë dhe operimi ditën, në një rrugë mjaft të qarkulluar, si dhe zhdukja në drejtim të pa ditur e tregon këtë gjë.
Nuk do ishte çudi që ata të kishin edhe një haker në skuadrën e tyre për hakimin e emaileve dhe dhënien e aksesit në levizjet e automjetit me para.
Në këtë skenar grabitësit kanë vepruar të vetëm dhe duhet ta kenë studiuar me çdo detaj planit për ekzekutimin e grabitjes.
Punonjësit e sigurisë u kanë servirur të dhënat grabitësve. Ata mund t’i kenë servirur të dhëna grabitësve për lëvizjen dhe detajet teknike të transportit të parave në lidhje me automjetet e blinduar e procedurat e sigurisë.
Ka disa fakte që hedhin dyshimi mbi punonjësit e sigurisë private që transportonte paratë, sipas policisë.
Kamerat e sigurisë nuk kanë qenë të instaluara çka është e detyrueshme në procedura të tilla dhe me shuma kaq të mëdhaja parash. Njëri nga drejtuesit e mjetit nuk ka qenë i autorizuar për lëvizje me këtë mjet.
Një tjetër detaj interesant është fakti se thasët e parave nuk kishin GPS brenda, praktikë kjo që aplikohet gjithmonë në raste të tilla transporti parash, por ishte poshtë sediljes së makinës.
Grabitësit e kanë kryer grabitje ne rreth 2 minuta dhe me vete kanë patur motorsharrëm, çka tregon se nuk kishin informacion vetëm për levizjen e makinës, por edhe për sigurinë e mjetit të blinduar.
Gjithashtu, punonjësit e sigurisë fizike kanë telefonuar policinë 10 minuta pas ndodhisë, fakt që ngre vend për dyshime që punonjësit mund tu kenë lënë kohë grabitësve të arratisen.
Për një konluzion të saktë duhen pritur hetimet e policisë, të cilat do mund të bënin të mundura zbardhjen e ngjarjes dhe autorët e saj./Lapsi.al