Grabovci: Jam fajtor që kam hapur vende të reja të punës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK – së, Adem Grabovci në seancën e ditës së sotme ka folur për audio incizimet e publikuara nga gazeta online Insajder që nga fillimi i javës ku protagonist kryesor është vet ai.
“Ju edhe unë tash porsa e dëgjuam ripërtypjen e një incizimi që ka ndodhur në vitin 2011 që ka qenë pjesë e një hetimi të incizuar nga prokuroria e EULEX – it për një proces i cili është hetuar për vite me radhë por që ka përfunduar me mbyllje në mungesë të provave”.
“Edhe atëherë edhe tani deklaroj se jam i gatshëm t’i përgjigjem drejtësisë pasi respektoj shtetin tim, institucionet e mija dhe kurrë nuk kam tentuar të dal mbi ligjin”.
Grabovci ka thënë se në rast që është gabim të hapen vende të punës atëherë ai do të dal para ligjit, njofton Klan Kosova.
“Nëse është vepër penale e krim për të kontribuar edhe për të hapur vende të punës atëherë edhe unë do të jem i gatshëm që të përgjigjem”.