Grabovci kërkon falje për fyerjet në “Pronto”

Në fjalimin e tij para deputetëve, Grabovci, ka thënë se tash e një muaj ai dhe familja e tij është duke u terrorizuar nga këto përgjime, nga të cilat ka thënë se është i fyer.
“Unë dhe familja ime po kalojmë qaste terrori. Gjitha angazhimet e mija kanë qenë të sinqerta, do të vazhdojmë të jem i sinqertë me gjithë qytetarët. Do të vazhdoj t’ju ndihmoj sa herë do të kërkoni ndihmë nga unë, u kërkoj falje nga zemra dhe shpirti dhe shpreh keqardhje për këtë që po ndodhë dhe nuk e besoj që një shtet të Europës që për një muaj rreth të terrorizohet një familje dhe një popull i tërë me këto përgjime”,u shpreh Graboci.