Granit Xhaka e komenton fitoren e Kosovës

436

Mesfushori i Arsenalit që luan për Zvicrën, ndodhet në ‘Elbasan Arena’, për të parë nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Moldavisë.

Në një prononcim për Super Sport para ndeshjes, Xhaka ka komentuar paraqitjet e Kosovës, duke iu uruar vazhdimësinë.

“Kosova? Isha krenar me Kombëtaren e Kosovës, por edhe me të Shqipërisë. Nuk ishte e lehtë ndaj Bullgarisë, por luajtën mirë dhe në fund isha krenar për ta”, ka deklaruar Xhaka, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kanë një kombëtare të mirë, po kalojnë një fazë me fitore, dhe ishalla vazhdojnë kështu”.

Comments