Granit Xhaka i prin si kapiten Zvicrës në ndeshjen e parë të Botërorit

94

Zvicra do të luajë sonte ndeshjen e parë në Botëror kundër Kamerunit në kuadër të Grupit G të Katari 2022

Zvicra kishte befasuar të gjithë pasi që u kualifikua nga vendi i parë në Botëror, para kampionit të Europës Italisë duke arritur kështu pjesë marrjen e saj të 12 në Botëror.

Historia i favorizon ata në ndeshjen e tyre të parë kundër Kamerunit, pasi që zviceranët nuk i kanë humbur pesë ndeshjet e tyre të para në Botëror, duke barazuar në tri të tilla dhe fituar dy.

Moebel THEMA

Megjithatë, ata do të përballën për herë të parë me Kamerunin në Botëror dhe nënvlerësimi ndaj kundërshtarëve mund të këtë pasoja të konsiderueshme.

Kameruni nuk është Kombëtare e vogël në Botëror pasi që është kualifikuar tetë herë në këtë garë, më shumë se tërë vendet afrikane. Por, rekordi i tyre në Botëror nuk është i mirë pasi që kanë humbur gjashtë nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit në të. Ata shpresojnë që të barazojnë Zvicrën.

Për Zvicrën normalisht titullar janë Granit Xhaka, i cili do të jetë edhe kapiten i skuadrës si dhe Xherdan Shaqiri. Nga kosovarët në skuadrën e Zvicrës nuk ka startuar vetëm Ardon Jashari. Sulmit të Zvicrës, përpos Shaqirit i prin futbollistët si Sow, Vargas dhe Embolo.

Në anën tjetër sulmit të Kamerunit do t’i prijë lojtari në top formë Eric Maxim Choupo-Moting. /GazetaExpress/

Comments