Grekët gjejnë fajtorin: Është Çamëria
Mediat greke e kanë gjetur fajtorin për “skandalin” që ka përfshirë ushtrinë e tyre. Ato bëjnë me faj Çështjen Çame që ushtarët shqiptarë, të cilët shërbejnë në ushtrinë e vendit të tyre shfaqen me simbolin kombëtar të shqiponjës.
Marria dhe histeria greke ka përfshirë një sërë gazetash, të cilat me gjuhë të ashpër bëjnë me gisht drejt fajtorit imagjinar, Çamërisë. Është kaq foshnjarak dhe qesharak pretendimi i medias së Greqisë, sa nuk ka nevojë as për koment.
Po kështu, shumë portale dhe media të vendit fqinj ribotojnë shkrime të 27.al, duke e konsideruar këtë faqe armike. Sërish nuk ka nevojë për fjalë, sepse ndonjëherë duhet qeshur më shumë se sa komentuar.