Grenell për vendosjen e KFORI-it në komunat në veri: Kaluam nga paqja e Trumpit në kaos dhe pushtimin e trupave të Bidenit

145

Ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, ku KFOR-i amerikan kanë blinduar objektin e komunës së Leposaviqit. Gjithashtu edhe para objekteve tjera të komunave në veri janë forca të shtuara të KFOR-it.

Sipas tij, trupat e NATO-së kanë “pushtuar” ndërtesat në Kosovë, kështu nga paqja dhe progresi që ishte në administratën e ish-presidentit, Donald Trump, kanë kaluar në kaosin dhe pushtimin e trupave nën administron e presidentit, Joe Biden.

“Trupat e NATO-s kanë marrë nën kontroll ndërtesat në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane. Ne kaluam nga paqja dhe progresi nën Trump në kaos dhe pushtim të trupave nën Biden. Biden është kaq i dobët”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Comments