Greqi, arrestohet shqiptari i kërkuar për vrasje dhe abuzim seksual me të mitur

234

 

2560897

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar. Mediat greke raportojnë se shqiptari ishte në kërkim nga policia e Korfuzit për vrasje dhe abuzim seksual me të mitur, shkruan Syri.net.

30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, jetonte më parë me partneren e tij greke 27-vjeçare dhe mamanë e saj 57-vjeçare në ishullin grek. Gjatë një sherri me të dashurën e tij, ndërhyri në mes edhe mamaja e 27-vjeçares, e cila u dhunua nga i arrestuari dhe më pas ndërroi jetë nga plagët që kishte marrë.

Gjithashtu, në bazë të hetimit paraprak, rezulton që në vitin 2015, shqiptari kishte ngacmuar seksualisht edhe vajzën e vogël të partnerit të tij.

Ai u kap pranë zonave kufitare të Greqisë Veriore me Shqipërinë, në tentativë për t’u larguar nga shteti fqinj dhe për t’u kthyer në Shqipëri./SYRI.net/

Comments