Greqi, shkatërrohet organizata e shqiptarëve, kapet sasi e madhe kanabisi


Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe grekë që merrej me kultivimin dhe trafikimin e kanabis sativës. Dymbëdhjetë persona u arrestuan në Athinë gjatë operacionit anti-drogë, mes të cilëve 2 femra, të gjithë shqiptarë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 8 persona të tjerë, 4 shqiptarë e 4 grekë.
Sipas mediave vendase, policia ka sekuestruar sasi të mëdha të kanabis sativës, që organizata kriminale e kultivonte, paketonte dhe më pas e trafikonte, shkruan Syri.net.
Në total policia asgjësoi 765 bimë kanabis sativa, sekuestroi 323 kg kanabis e doza heroine, si dhe u gjetën 6 peshore, 6 automjete të ndryshme, çifte, revolver, pistoletë, 79 fishekë të ndryshëm dhe 520 Euro.
Aksioni i policisë u zhvillua me pjesëmarrjen e forcave speciale, kërkimeve nga ajri me helikopter dhe nga toka me qen. Sipas autoriteteve greke, organizata kriminale e drejtuar nga shqiptarët kishte një hierarki dhe i kishte rolet e përcaktuara./SYRI.net/