Greqi, virusi i Nilit mbyt 17 persona

223

17 persona kanë vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Greqi pasi u kafshuan nga mushkonjat, thonë të dhënat e Qendrës së Kombeve për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje të kokës, lodhje, dhimbje trupore dhe vjellje.

Shoqata Mjekësore e Athinës ka bërë thirrje që Ministria e Shëndetësisë të zbatojë një plan për t`u marrë me ndalimin e përhapjes së virusit.

130 incidente janë raportuar nga i gjithë vendi, kryesisht në Athinë dhe Maqedoninë Qendrore, por shkalla e lartë e rrezikshmërisë është vlerësuar edhe në pjesët tjera të Evropës.

“Këtë vit kemi pasur më shumë raste që ndodhin shumë më herët krahasuar me vitet e kaluara, dhe kjo është një fenomen që po ndodhë edhe në vendet tjera evropiane”, shpjegoi Dr. Danae Pervanidou.

Të prekurit janë kryesisht njerëz të moshuar si në Greqi, ku të gjitha viktimat kanë qenë mbi 70-vjeç.

Comments