Pas stërvitjeve masive të ushtrisë turke në Egje, duke se ka ardhur radha e Greqisë për të treguar muskujt.
Athina zyrtare ka organizuar disa stërvitje ushtarake në ishujt kufitarë me ujëra turke, duke blinduar sërish Egjeun me luftanije, helikopterë dhe avionë.
Madje grekët i kanë dhënë stërvitjeve një emër domethënës për popullit helen “Pyrpolitis” që të kujton betejën e shekullit të XIX me osmanët.
Gjatë asaj beteje u dogjën 60 anije ushtarake osmane duke i dhënë një goditje të rëndë flotës së tyre në Egje.
Ndërkohë mediat greke i kanë pasqyruar manovrat ushtarake me nota nacionaliste dhe tituj bombastike si: “E dogjëm Egjeun”.
Theksojmë se në stërvitje morën pjesë forcat speciale DELTA, anije, helikopterë, si edhe mjete të tjera ushtarake të Greqisë.