Greqia sulmon Brukselin: Çështja çame nuk ekziston



Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar një ditë pas deklaratës së komisionerit Johannes Hahn për çështjen çame, ku ka thënë se çështja çame nuk ekziston.
Përmes një deklarate për shtyp, ministria e jashtme greke ka thënë se kjo deklaratë është e pavërtetë dhe e papranueshme.
“Çështja çame nuk ekziston. Deklarata e Johannes Hahn është e pavërtetë dhe e papranueshme. Hahn të tërheqë deklaratën e tij dhe ta korrigjojë, pasi ka shkelur kompetencat e tij. Çamëria nuk ekziston, për këtë arsye nuk mund të pranohet apo negociohet’ thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.
Një ditë më parë ka qenë komisioneri Johahens Hahn, i cili në një seancë dëgjimore me eurodeputetët, ka theksuar faktin që çështja e detit, ndryshe nga sa ka deklaruar ambasadorja greke në Tiranë, njihet nga Komisioni Europian si një çështje e pazgjidhur mes dy vendeve.
Ka qenë dy pyetje të eurodeputetes greke Maria Spyraki drejtuar komisionerit për Zgjerimin, Hahn, lidhur me ato që ajo i ka cilësuar “pretendime irredentiste të Shqipërisë”, duke listuar një sërë ngjarjesh të ndodhura përpara dhe gjatë vizitës së ministrit Kotzias në Tiranë.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/