Gresa mahnit me paraqitjen elegante, publikon foto nga Londra
Këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale.
Artistja ka publikuar një fotografi ku shfaqet tejet elegante, e veshur me një fustan ngjyrë nude me shkëlqim, i cili i thekson linjat dhe stilin unik, shkruan Indeksonline.
Flokët e stiluar dhe grimi profesional i japin një pamje glamuroze, duke e bërë paraqitjen e saj edhe më mbresëlënëse.
Në përshkrimin e fotos, Gresa ka vendosur një zemër të verdhë dhe flamurin e Kosovës, duke shprehur kështu krenarinë dhe dashurinë për vendin e saj.
Postimi ka marrë menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk kanë kursyer komentet dhe pëlqimet për paraqitjen e saj plot hijeshi.

