Griezzman i shokuar nga vendosja e himnit të gabuar: Ishte një gabim i rëndë. Edhe ne do të…

798

Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë prodhojë një moment të pakëndshëm. Organizatorët e takimit në vend të himinit tonë kombëtarë vendosën atë të Andorrës duke krijuar kaos në stadium.

Futbollistët kuqezi nuk pranuan të nisin takimin pa u kënduar himni i Shqipërisë dhe për këtë, morën edhe duartrokitje nga tifozeria franceze.

Në përfundim të ndeshjes, në lidhje me incidentin ka folur dhe Antoine Griezmann i cili u shpreh se ky ishte një gabim i rëndë dhe ishte i shokuar.

“Jam i shokuar nga ky gabim i rëndë. Nuk duhet të ndodhë më dhe pritëm me durim deri sa u këndua himni i duhur. Edhe ne do të ishim të prekur nëse do të na ndodhte ky incident”, tha Grizman.

Comments