Griselda jep mesazhin e unitetit shqiptarë për zgjedhjet e së dielës (VIDEO)

Griselda është vetëm nëntë vjeçe.Ajo si shumë të tjerë e do ndryshimin , por e do edhe unitetin shqiptarë ,don ti sheh njerëzit e bashkuar të së ardhmes që nuk kanë zili njëri-tjetrin.Ajo jep mesazhin e madh për shqiptarët e Maqedonisë që do t’u drejtohen kutive të votimit të dielën.Shqiptarët në rrëfimin e saj, pra shqiptarët e Maqedonisë janë njerëz të urtë, të përkushtuar ndaj kombit dhe fesë dhe janë njerëz të durueshëm.Ata kurrë nuk bien pre e konflikteve mes njëri-tjetrit, sepse ata janë unik.Fituesit nuk kanë kurrë rëndësimë shumë se sa fitorja e madhe e shqiptarëve të vuajtur.Kjo është ajo vlera universale dhe njerëzore.Mesazhi i saj është që kushdo qoftë fituesi duhet ti trajtojë të gjithë pa dallime bindjesh.Në fund të fundit të gjithë jemi vëllezër dhe jeta as nuk fillon dhe as mbaron më 11 dhjetor.
Kushdo të jetë fitues, me forcën e shpirtit duhet të bëjë gjënë më të shtrenjtë, një shpërblim për sakrificat e këtyre njerëzve që ndjejnë rëndesën e varfërisë,tmerrit social.
Mos i harroni këta njerëz të shtrenjtë,gjithësecilin.Nëse keni folur në fushatë dhe keni thënë se këtë e keni bërë për kombin tuaj, për shqiptarët, atëherë mos i harroni secilin ,por ama secilin, pas zgjedhjeve.Mos i pyesni kurrë me cilët ishin.
Një popull që ka përjetuar gjithë këto makthe është triumfale ta shohësh kaq të qetë dhe të butë.Shqiptarët e Maqedonisë janë një shembull tipik i kësaj ndershmërie , dinjiteti.Nuk ka lidhje bindja e tyre, por ai dinjitet i palëkundur i tyre.Edhe në këto zgjedhje kanë treguar maturi , pjekuri, dinjitet.Kjo është triumfale.
I mbetet fituesit të së dielës që me forcën e shpirtit, t’i shpërblejë njerëzit pa dallime partiake.Fitoret më të mëdha të një kombi janë ato të dinjitetit, unitetit.Ne të gjithë kemi rezistuar kaq shumë.Nën peshën e ankthit, ne kemi ditur të durojmë,tani është koha që bashkërisht ta mbrojmë njëri-tjetrin.
Nuk e duam të mirën tonë duke parë të keqen e tjetrit.Momenti shqiptarë është tani.