Grua më të guximshme s’keni parë/ Lind e vetme në derën e spitalit (VIDEO)

269

Kjo video e pabesueshme është shpërndarë në rrjetet sociale dhe i ka habitur të gjithë padyshim.

Gruaja shtatzanë ka nxjerrë në jetë fëmijën e saj në dyert e spitalit, e vetme, për më pak se një minutë.

Kjo i ka ndodhur Jessica Stubbins, nga Scunthorpe dhe ajo së bashku me bashkëshortin kanë dalë në emisionin “Good Morning Britain”, këtë të premte edhe me vajzën e mitur, për të treguar eksperiencën e saj.

Burri i saj Tomi, që punon si kasap, tha për “Good Morning Britan” si Jessica bërtiti: “Është një vajzë, është një vajzë! Më vjen keq, më vjen shumë keq!”.

“Ajo u ndie me të vërtetë fajtorë, sepse unë kisha humbur momentin e lindjes. Unë vetë kam qenë në shok absolut dhe nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte”, tha burri.

 

Comments