Gruaja dhe njëkohësisht agjentja e Mauro Icardi, Wanda ka zbuluar se bashkëshorti i saj do të vazhdojë të qëndrojë me klubin e Interit.
Në një intervistë për “Telefe”, bukuroshja tha se edhe fëmijët e tyre ndihen në lumtur dhe nuk dëshirojnë të largohen nga Milano, shkruan SYRI.net.
“Ne kemi rinovuar me Interin tri herë që kur ai erdhi. Kur klubet e tjera u interesuan për Icardin, Interi bëri gjithçka për ta mbajtur atë, duke përmirësuar paketën e tij financiare. Marrëdhënia me drejtuesit e Interit është e madhe madje edhe në nivel personal. Si familje është e përshtatshme të qëndrosh në Milano, fëmijët duan të qëndrojnë këtu. Mauro është shumë i lumtur dhe është gjithashtu kapiteni. Nuk është qëllimi ynë të largohemi nga Milano, edhe nëse do të ndjekim Mauro-n nëse ai duhet ta bënte këtë për punë”, tha ajo.