Një çift në Dakotën e Veriut në SHBA akuzohen se kanë vrarë një grua shtatzënë për t’i marrë fëmijën.
22-vjeçarja Savanna LaFontaine-Greyëind, 8-muajshe shtatzënë, u zhduk me 19 gusht dhe trupi i saj u gjet nga disa persona që po bënin Kayak në Lumin e Kuq të dielën, i mbështjellë me plastikë.
32-vjeçari William Hoehn dhe 38-vjeçarja Brooke Crews ndodhen në paraburgim, pasi i kanë dhënë policisë versione të ndryshme lidhur me origjinën e një fëmije 2-ditësh për të cilin ata kujdeseshin.
Policia dyshon se fëmija është i viktimës, teksa autoritetet janë në pritje të një testi ADN-je.