Gruaja theret 20 herë me thikë, të tjerët vetëm shikojnë

256

gru

Vrasja brutale e një gruaje në një rrugë të zënë në Delhi ka ngjallur zemërim përgjatë Indisë, kjo pasi pamje nga një kamerë e sigurisë tregojnë një sulm të dhunshëm ku askush nuk ndërhyn.

Policia ka emëruar viktimën e sulmit të tmerrshëm si 21-vjeçaren Karuna, që punonte si mësuese dhe që ishte ngacmuar edhe më parë nga sulmuesi, transmeton arbresh.info.

Pamjet grafike të sulmit tregojnë një burrë teksa kap Karunën dhe hedh në tokë para se ta therë në mënyrë të përsëritur dhe shqelmojë atë në kokë.

Shumë njerëz janë filmuar duke ecur përgjatë rrugës në zonën Burari të Delhi gjatë sulmit, dhe të paktën një njeri duket t’i drejtohet sulmuesit para se të largohet prapë.

Megjithatë, shumë të tjerë ndalojnë dhe shikojnë ngjarjen teksa zhvillohet, por nuk marrin asnjë hap për të ndërhyrë. Në fund sulmuesi i identifikuar si Surender Singh 34-vjeçar është arrestuar nga policia.

Hindustan Times raporton që Singh ishte i dashuruar në Karunën prej më shumë se një vit dhe i kishte propozuar martesë disa herë, por ajo e kishte refuzuar në mënyrë të përsëritur atë.

Comments