Gruan me probleme psikike, familjarët e mbajtën të mbyllur në kafaz (Foto)

117

Moebel THEMA

 

Në Sichuan të Kinës, është gjetur një grua e cila qëndronte e mbyllur në një kafaz të ndytë brenda shtëpisë së saj.

Meqenëse 45-vjeçarja ishte bërë e dhunshme dhe sulmonte fqinjët, familjarët e kanë futur poshtë një rrjete metalike të vendosur mbi shkallët e podrumit, transmeton Telegrafi.

Pasi një kushëri i saj i ka bërë fotografitë dhe i ka postuar në rrjetin social, policia ka intervenuar për ta nxjerrë gruan që mbahej e mbyllur.

Mësohet se ajo ka pësuar një aksident trafiku në vitin 2012, dhe që atëherë nuk ka pasur qetësi.

Për katër vite me radhë atë e kanë dërguar disa herë në spitalin psikiatrik, por është lëshuar pa sukses.

Derisa ajo po qëndron në një qendër për të sëmurët mental, po bëhen hetime për familjarët e saj që gjetën këtë formë të pazakontë për ta mbajtur nën kontroll. /Telegrafi/

Gruan me probleme psikike familjaret e mbajten te mbyllur ne kafaz foto 2Gruan me probleme psikike familjaret e mbajten te mbyllur ne kafaz foto 3Gruan me probleme psikike familjaret e mbajten te mbyllur ne kafaz foto 4

Comments