Grubi i BDI-së thumbon Afrim Gashin e Besës (FOTO)

135

grubi

Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka denoncuar qëndrimet e deputetit të Lëvizjes Besa Afrim Gashi për portalin maqedonas “Faktor” ku ky i fundit ka thënë se Besa do ta përkrah LSDM-në vetëm për ta rrënuar Ali Ahmetin dhe BDI-në.

Grubi në profilin e tij në Facebook thotë  se të gjithë së bashku dhanë fjalën para kryeministrit të Shqipërisë Rama që beteja të bëhet me platformën shqiptare për qeverinë kundër partive maqedonase, besatarët e BESËS paskan plane të mbështesin parti maqedonase për të rrënuar Ali Ahmetin dhe BDI-në.

“Gjersa ne dhamë fjalë para KM Rama që do të zhvillojmë betejë për përmbajtje, e jo për formë, për platformë, e jo për pushtet, Besatarët bëkan plane që ta mbështesin një parti maqedonase, jo për platformën, por për ta rrënuar BDI-në. Ju shërbeft në nder! Ali Ahmeti dhe BDI dëshmoi se nuk është peng i askujt dhe që fjalën e dhënë në Tiranë do ta mban gjer në fund. Shqiptarët meritojnë lider si Ali Ahmeti që ju shërben atyre, e jo partiçka që bëhen bashkë me partitë maqedonase për ti rrënuar shqiptarët”, nënvizon deputeti Grubi.

Comments