
Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka thënë se dënon incidentin dhe sulmin e sontëm ndaj gazetarëve dhe si e tillë sipas tij, “është e papranueshme”.
“Ftoj organet e hetuesisë që të ndërmerr masat dhe fajtorët të nxirren para drejtësisë. Shoh një zhvillim jo të mirë të oganizatorëve dhe qasje jo të mirë, jemi dëshmitarë të një koreografie të pavend dhe kjo nuk kontribuon në arritjen e synimeve të tyre duke shfaqur një ksenofobi të tillë”, ka thënë Grubi i BDI-së në emisionin Click plus në TV21, transmeton Aktuale.mk.

