GRUBI: Përpilimi i platformës është bërë në Shkup. BDI është fitues i zgjedhjeve
Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka komentuar lidhur me vizitën e nesërme të komisarit për zgjerim Johanes Han në Shkup.
“BDI do ripërsërit qëndrimet e veta rreth krizës politike në Maqedoni, ai ka parasyh qëndrimet tona në qasjen tonë afirmative drejt reformave sistemore dhe rrumbullakimit të MO-së”, ka thënë Grubi në Click plus në TV21.
“BDI është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve në kampusin politik shqiptar, me fitore absolute të të gjitha proceseve zgjedhore, populli e tha të veten. Përpilimi i platformës është bërë në Shkup, mes BDI-së, Aleancës për shqiptarët (LR-PDSH, RDK e Uniteti) dhe janë ndërtuar konturat e asaj marrëveshje dhe vetëm firmosja është bërë në Tiranë. Z. Kasami konfirmoj së pari ardhjen, ndërsa të nesërmen ndryshoi mendjen dhe takimi u bë në Tiranë”, ka thënë Grubi