Grubi: Të gjitha anketat e nxjerrin BDI-në dhe Ali Ahmetin fitues të zgjedhjeve më 11 dhjetor



Deputeti i BDIsë dhe Shef i Kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi, ka komentuar anketat e fundit të matjes së opinionit publik rreth përkrahjes së qytetarëve për partitë politike në Maqedoni në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor.
“Anketat e IRI-t Amerikan, anketat e VMROsë, anketat e LSDMsë, por edhe anketat e porositura nga partitë e vogla shqiptare, e nxjerrin Ali Ahmetin dhe BDI-në fitues absolut të zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Ndërsa për BDInë është e rëndësishme vetëm kontrata që do të lidh me shqiptarët më 11 dhjetor dhe kjo do të jetë anketa më e besueshme dhe më e rëndësishme për ne, dita kur i madh dhe i vogël do të përcaktohen për vazhdueshmëri, siguri, stabilitet dhe perspektivë duke u rradhitur përsëri pas Ali Ahmetit dhe BDIsë.” ka shkruar Grubi në profilin e tij në Facebook.