Gruevski bën paralele mes vetes dhe Trumpit!

200
Gruevski bën paralele mes vetes dhe Trumpit!

I inspiruar nga libri i ri i Donald Trump, Nikolla Gruevski në pjesën e tretë të intervistës për portalin “Republika” i publikuar sot bën paralele mes raportit të opinionit ndaj presidentit të sapozgjedhur Trump edhe ndaj tij.

“E dini, në njërin nga opinionet, atë që duan të na e imponojnë se jemi nacionalistë, më rikujton në atë që i ndodhi presidentit të ri amerikan Dunald Trump. Këtyre ditëve e lexova librin e tij, më është e freskët dhe do tërheq një paralele. Paralelja është me kinse nacionalizmin tonë kundrejt shqiptarëve.

Ne kemi bërë punët më të rëndësishme për qytetarët tanë shqiptar, asnjëherë nuk kam thënë fjalë të keqe për ta, ja shikoni pjesëmarrjet e mia për shqiptarët në mitingjet në Shtip, Gazi Babë, në Krushevë, Karposh, Veles…dhe në vende tjera që pak më shumë kam elaboruar atë që mendoj për propozimin e Zaevit dhe për shqiptarët”, ka thënë Gruevski, njofton Plusinfo.

Comments