Gruevski do të dënohet me tre vite burg?



Ish-kryeministri Nikola Gruevski është shfaqur në Gjykatën Penale në Shkup, në gjykimin për rastin e dhunës ndaj kryetarit të komunës Qendër Andrej Zhernovski. Këtë rast, e hapi Prokuroria Speciale, ku të akuzuar janë kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski si dhe ish-Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.
Më 15 shtator, Prokuroria Speciale Publike ka ngritur aktakuzë kundër Gruevskit, Janakieski dhe tre personave të tjerë të cilët akuzohen për urdhërimin e dhunës në Komunën Qendër. Gjithashtu, padi është ngritur edhe për 9 persona të tjerë, të akuzuar se kanë kryer krimin e porositur nga kreu partiak në korrik të vitit 2013.
Sipas PSP-së, i dyshuari kryesor, Nikolla Gruevski, është porositës i dhunës, ndërsa Janakieski ka pranuar që nëpërmjet anëtarëve të partisë të bëjë presion dhe dhunë ndaj kryetarit të Qendrës, Andrej Zhernovski, dhe këshilltarëve në Komunën Qendër.
Seanca fillimisht ishte paraparë që të mbahet më 21 nëntor, por u prolongua pikërisht për tu mbajtur sot, më 16 dhjetor. Rastin në fjalë e udhëheq gjykatësja Tatjana Mihailova, e cila që nga fillimi i dhjetorit është ushtruese e detyrës Kryetar i Gjykatës Themelore Shkup 1.Në rast të shpalljes fajtor për të gjitha pikat e akuzës, Gruevskit i kanoset burg deri më 3 vite vlersojnë avokatët.