Gruevski: Dua 63 deputetë, për të dalë nga kriza

249
fresco
midle

VMRO DPMNE vazhdoi fushatën e saj në Kratovë, Probishtip dhe Krivapallankë. Kreu i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë në Njësinë e katërt zgjedhore, Nikolla Gruevski, ftoi elektoratin e kësaj zone që të dalin në votime dhe të mbështesin VMRO DPMNE-në, për të fituar 63 deputetë, si mënyra e vetme për të dalë nga kriza dhe për të ruajtur rendin kushtetues në Maqedoni, pasi, sipas tij, LSDM-ja pretendon të kundërtën.

“Janë të gatshëm që të bëjnë cmos dhe të shoqërohen me cdokënd. Të gjitha kombinimet e mundshe i kanë në qarkullim. Dhe më shumë qarkullojnë mundësinë që nëse humbasin, të paktën të zgjasin krizën. Prandaj na flasin për koalicione të mëdha. Koalicion i gjërë do t ëthotë vazhdim i krizës. Prandaj na flasin për vazhdimin e punës së PPS-së, jashtë afatit të dakorduar mes të gjitha partive dhe ligjit, në 18 muaj. Pasi edhe vazhdimi i PPS-së dmth vazhdim i krizës. Për të realizuar disa interesa të huaja, të cilat nuk janë interesat tona. Dhe asgjë nuk është e rastësishme. Kërkojnë mënyra që nëse humbin të paktën ta vazhdojnë krizën. Ka vëtm një mënyrë që askush të mos mundet ta vazhdojë krizën në Maqedoni dhe aajo është: qytetarët të japin mbështetje massive dhe VMRO DPMNE të fitojë në këto zgjedhje 63 deputetë. Atëherë askush nuk mund ta vazhdojë krizën.” – tha  kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Ai u zotua se VMRO DPMNE në periudhën e ardhshme planifikon që të rritë pagën mesatare, do të hap vende të reja të punës si dhe do të rrit pensionet dhe ndihmën sociale. Ai paralajmëroi ndërtimin e shkollave të reja, rrugëve, mbështetje për të rinjtë dhe për studentët.

Para banorëve të Kriva Pallankës fjalim mbajti edhe bartësi i listës së deputetëve për njësinë e tretë zgjedhore, Ilija Dimovski, i cili zgjedhjet e 11 dhjetorit i cilësoi si referendum për shtet unitar dhe të unifikuar, kundër dygjuhësisë dhe ridefinimit të shtetit.

“Kushtetuta garanton se Republika e Maqedonisë është shtet unitar. Kushtetuta e republikës garanton se maqedonishtja është gjuha e vetmë zyrtare në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Është interesi ynë që maqedonishtja të mbetet gjuha e vetme zyrtare. Dygjuhësia që Zoran Zaev ia premtoi disporës shqiptare në Zvicër  nuk është dygjuhësi vetëm në tabelat e komunikacionit. Krahas dygjuhësisë,  Zoran Zaev dëshiron të na sjell në këtë mënyrë edhe fqinjë të rinj edhe bashkëqytetarë të rinj edhe në Krivapallankë, edhe në Shtip, edhe në Berovë edhe në Koçan edhe në Veles, edhe në Probishtip dhe problemet që sot I kemi në Kërçovë dhe në Strugë për ndonjë vit do t’I kemi edhe në Kriva Pallankë dhe në të gjitha qytetet në Maqedoninë Lindore.” – tha Ilija Dimovski, bartës liste në Nj.Z. nr.3.

Ndërkaq në tubimin në Probishtip VMRO DPMNE paralajmëroi rikonstruksionin e rrugës nga Probishtipi deri në Krupishte, ndërtimin e rrugës së re nga Probishtipi deri në ski qendra Ponikva, gasifkimin e Probishtipit dhe realizimin e fazës së dytë të hidrosistemit Zletovica.

VMRO paralajmëroi edhe fillimin me punë të fabrikës së re në zonën industriale “Neokazi Kranfild Faundri” në të cilën do të punësohen 280 persona.

Comments