Gruevski është i sëmurë, ja çka thotë për problemet e tij shëndetësore
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski për herë të parë ka folur për problemet e tij shëndetësore në intervistën e dhënë për revistën Republika. I pyetur lidhur me kollitjet e shpeshta, Gruevski ka thënë se ka bërë kontrolle në mjek, transmeton Gazeta Lajm.
“Çdo dimër shkoj në kontrolle mjekësore. Diagnoza përfundimtare është alergji. Kollitja është vetëm pasojë. Në të kaluarën kam pasur probleme me sinuset, por atë problem e kam sanuar deri diku. Mirëpo alergjia më paraqitet çdo vjedhtë dhe dimër dhe manifestohet vetëm me kollitje, kurse nuk ekziston ilaç për të, por vetëm sanim i përkohshëm me ilaçe. Është kollitje e pakëndshme dhe merr shumë energji. Mjekët thonë se ai që do të zbulojë ilaç për shërim afatgjat të alergjive do të fitojë çmimin Nobël”, ka deklaruar Gruevski.
Në këtë intervistë ai ka folur ekskluzivisht për Fondacionin Soros, duke e akuzuar se ëhstë kundër VMRO-DPMNE-së dhe kundër Maqedonisë. Gruevski poashtu ka thënë se për momentin është duke e lexuar librin “Sërish e madhërishme” e shkruar nga presidenti i ri amerikan, Donald Tramp.

