Gruevski: Etiketat për shovinizëm janë propagandë e Sorosit, VMRO-DPMNE realizon projekte për të gjithë qytetarët

Në vazhdim ju paraqesim pjesën e dytë e intervistës së liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, për Republika. Në këtë pjesë të intervistës ai flet për takimin me Xhorxh Sorosin, por edhe, siç thotë ai, etiketën se VMRO-DPMNE është parti nacionaliste si dhe për shumë tema të tjera.
Atë që Soros e bën, është më shumë kundër jush apo më shumë për ata, opozita?
Unë mendoj se të dyja. Dhe mendoj se ai nuk është i vetëdijshëm për këtë të fundit. Ai nuk është i vetëdijshëm se qytetarët në 2006-ta ishin në gjunjë kur norma e papunësisë ishte pothuajse 39 për qind, më e larta në Evropë në atë kohë, dhe norma e varfërisë 32 për qind. Atëherë Maqedonia renditej në vendin e 105-të sipas Transparency International . Pikërisht ata kundër të cilëve është ai, dhe ata jemi ne VMRO, pavarësisht nga të gjitha krizat dhe vështirësitë papunësinë e kemi reduktuar në rreth 23 për qind, normën e varfërisë në rreth 21 për qind, dhe për sa i përket indeksit të korrupsionit pozicioni u përmirësua nga vendi i 105-të kemi arriur në vendin e 66-të. Pensionet janë rritur me mbi 70 për qind, dhe pensionet më të ulëta për më shumë se 90 për qind, ndihmën sociale për më shumë se 70 për qind.
Gjykatët nuk i zgjedh shumicë parlamentare siç ishte gjatë kohës së LSDM-së, por ka një sistem shumë më kompleks në të cilin ndikimi i pushtetit ekzekutiv është dobësuar në masë të madhe, sidomos pas ndryshimeve të fundit ligjore që kanë hyrë në fuqi 2-3 vjet më parë. Maqedonia, sipas renditjes zyrtare të Bankës Botërore është e pesta në Evropë dhe e dhjeta në botë për sa i përket të bërit biznes. Si shtetë, qëndrojmë keq në indekset që financohen nga Soros, si Reporterë pa Kufij, Freedom House. Business Insider na rendit si një vend me shkallën më të ulët efektive tatimore në të gjithë botën, shkallë prej 7,4 për qind.
Kompani konsulente IBM në kanë quajtur si një vend me investimet më të mëdha të huaja për frymë në Evropë në dy vitet e fundit. Ne zbatuam më shumë reforma në të gjitha fushat që çdo qeveri deri më tani, dhe kjo është arsyeja pse kemi marrë përkrahje nga populli.
Këto gjëra askush nuk ia ka thënë edhe nëse dikush ia thotë ai do u besojë personave të afërt të cilët i japin shumë informacione të rreme në lidhje me ne, që të marrin para prej tij për të luftuar kundër nesh.
Rezultati i këtyre parave të Sorosit në Maqedoni është radikalizimi dhe polarizimi i marrëdhënieve deri në nivelin e konfliktit në Maqedoni. Duke filuar nga gurëzimi i qindra policëve, sulmet me bekaton dhe shufra hekuri, për shkatërrimin e ndërtesave qeveritare, parlamentin, ministritë, komunat, monumentet, ndërtesat qeveritare dhe stacionet policore. Radikalizimi me bllokimin e trafikut në qytete, në përpjekje për të zbuar investitorët e huaj dhe plotësisht të paralizohet vendin.
Disa vjet më parë ju u takuat me Soros në Pragë, për çfarë biseduat?
Takimi ishte i shkurtër, 15-20 minuta dhe kjo ishte në kuadër të konferencës për Dekadën e romëve, një fushë në të cilën Soros është gjithashtu aktiv dhe financon projekte të shumta në vende të ndryshme. Të gjithë kryeministrat e pranishëm dhe udhëheqësit e delegacioneve kemi pasur takime të shkurtra me të dhe me ekipin e tij, në të cilin temë kryesore ka qenë aktivitet e Qeverisë për ndihmë të romëve, fushë në të cilën ne jemi në mesin e më të suksesshmëve në krahasim me vendet tjera të Evropës Lindore, por kemi edhe shumë punë.
Në fund të takimit ai pyeti edhe për procesit e zgjidhjes së çështjes së emrit, tregoi se është mirë që të përshpejtohet kjo çështje dhe se Papandreu do të jetë edhe shkurt kryeministër, ndërkaq më pas do të jetë edhe më e vështirë për t’u zgjidhur, diçka që e kemi ditur, por për fat të keq, për aspektet kyçe të problemit edhe Papandreu i ka mbajtur të njëjtat qëndrime ose “linjat të kuqe” të Greqisë, të cilat për Maqedoninë janë të papranueshme. Tha disa detaje tjera për këtë proces, nga ku edhe e pash që është mirë i njoftuar. Tjetër nuk kemi biseduar, nuk kishte kohë, por edhe nuk u ndje i përgatitur për atë

Soros shpesh ka qenë tepër kritik ndaj qeverive nacionaliste. E juve që nga fillimi ju kanë etiketuar si të tillë…?
Imazhi i të qenit nacionalistët është shtrembëruar dhe i rreme. Me termin nacionalistë ata duan të na paraqesin si shovinistët, njerëz të cilët, përveç që e duan popullin e tyre duan t’u bëjnë dëm nacionaliteteve tjera, t’i urrejnë, duke mos u shikuar si njerëz dhe qenie njerëzore, por vetëm si pjesë e ndonjë komuniteti etnik. Nacionalizmi, tradicionalisht është konsideruar si i përkushtuar për vendin e vet dhe kohët e fundit në disa qarqe merr një konotacion negativ. Shovinizmi është urrejtja ndaj të tjerëve. Pra, Soros dhe të tjerët padrejtësisht etiketojnë si shoviniste një qeveri dhe parti e cila është multietnike ku ka bashkëjetesë dhe tolerancë. VMRO-DPMNE nuk ka qenë dhe nuk është një parti e tillë. Askush nuk mund ta dijë këtë më mirë se unë. Por unë nuk kam asnjë dyshim se ata që marrin para nga Soros në kanë përshkruar si të tillë duke përdorur herë pas here informacione jo të plota apo dezinformata.
Duke pasur parasysh faktin se tek ne kjo fjalë është përdorur shpesh në aspektin e marrëdhënieve ndëretnike, unë do u referohem dhe do të argumentoj atë pjesë. Mbaj mend se pikërisht partia që Soros mbështet në mënyrë direkte apo indirekte, LSDM, është pikërishtë partia e cila në vitet e nëntëdhjeta ka rrahur shqiptarët në Gostivar për vendosjen e flamurit shqiptar para komunës, dhe i ka burgosur politikanët që e bënë atë. Dhe aq sa di unë, pikërisht VMRO-DPMNE ka liruar këta të burgosur politikë dhe miratoi një ligj për përdorimin e flamujve të komuniteve etnike. Ligj me të cilin u mundësua përdorimi ligjor i flamujve. Dhe aq sa di unë, pikërisht LSDM-ja ka rrahur shqiptarët kur ata krijuan një universitet në Tetovë, dhe e legalizuam atë në vitin 2002 kur e patën të nevojshme ndihmën e tyre për të ardhur në pushtet. VMRO-DPMNE ka mbështetur universitetin e parë në gjuhën shqipe-Universitetin EJL, dhe ende, sot e kësaj dite vazhdon ta mbështesë atë nëpërmjet mjeteve nga buxheti, kofinancim.

Për më tepër, mbështetëm edhe një universitet të ri në Shkup që do të jetë kryesisht në gjuhën shqipe, Universiteti Nënë Tereza. Kur parlamenti votoi për Universitetin e Tetovës në vitin 2004 fuqishëm kundërshtuam faktin se dukej sikur po formohet pa i kushtuar vemendje cilësisë së universitetit. Personalisht me entuziazëm e promovova vendimin për Universitetin e ri Nënë Tereza në Shkup edhe pse hapat e parë në drejtim të krijimit u bënë pasi u largova nga qeveria, nuk besoja se do të jetë më cilësi më të mirë se ai i Tetovës. Por me qenë se është në një fazë fillestare ka ende disa mundësi për përmirësim nëse ekziston vullneti politik për të. Dëshira ime dhe plani ishte që të hapet një universitare konkurrues ndërkombëtar, elitë në drejtim të njohurive dhe aftësive që do të ofrojë e jo një Universitet i dytë i Tetovës. Dhe të kthehem në fillim të pyetjes. Ku është këtu imazhi i nacionalizmit dhe shovinizmit që ata duan të ndërtojnë për ne dhe pse Soros do të arrijnë në përfundimin se ne jemi të tillë. Nuk ka asnjë bazë reale për një gjë të tillë.
Me aq sa di unë, Ligji për përdorimin e gjuhëve është miratuar gjatë mandatit të VMRO-DPMNE-së, e jo të LSDM-së, dhe ne votuar bashkërisht mbi ndryshimet kushtetuese në këtë drejtim në vitin 2002. Dhe ne nuk kemi bërë asgjë për të parandaluar zbatimin e tyre. Pra, ata që i rrahën dhe i burgosën për shkak të vendosjesë së flamurit dhe hapjen e një universiteti nuk janë nacionalistë, ndërsa ata që i liruan të burgosurit politikë me ligj të veçantë për amnisti, të cilët miratuan Ligjin për përdorimin e flamujve, të cilët hapën universitete në gjuhën shqipe dhe janë ende duke luftuar për cilësinë e tyre qenkan nacionalistë. A? Mos është ashtu? Përditë këtë mediat e Sorosit ua thonë shqiptarëve.
Pse nuk ishim nacionalistët, kur kemi miratuar Ligjin për administrim dy vjet më parë me dispozita të sakta për përfaqësim të barabartë të komuniteve etnike në çdo institucion të administratës shtetërore dhe për këtu u hartua një program me formulë të saktë.

Pse nuk isha unë nacionalist kur natën vonë në gusht 2015 kam qenë i pari nga të gjithë politikanëve që kam vajtur në Shipkovicë, në Reçicë e Vogël dhe e Madhe për të ndihmuar njerëzit, për të shpëtuar të mbijetuarit, për të kërkuar të zhdukurit, për të ndihmuar, për të sjellë të gjithë makinerinë e shtetit, për të përfshirë ushtrinë, për të sjellë ekipet e shpëtimit, kur i zgjova të gjithë drejtorët dhe ministrat duke kërkuar për të na bashkohen menjëherë në aksion. A e bën një gjë të tillë një nacionalist që urren dikë apo do të dëmtojë dikë? Ngjashëm ishte edhe rasti vitin e kaluar me përmbytjet në Gazi Babë, kemi ndihmuar fshatrat dhe familjet shqiptare njëjtë si ato maqedonase … Siç kam luftuar për maqedonasit kur kanë patur nevojë ashtu edhe për shqiptarët. Unë kurrë nuk i kam ndarë. Çdo gjë tjetër është propagandë. Propagandë e rreme dhe e pistë politike që vjen nga njerëz të paaftë.
Shpesh është përmendur se ka standarde të ndryshme në buxhetin e investimeve. A është kështu?
Kjo nuk është e vërtetë. Ne investojmë kudo dhe i kushtojmë vëmendje që etnikisht të ketë balancë. Pse nuk jam nacionalist kur sugjeroj ose mbështes ndërtimin e rrugëve, rrjetit të ujit dhe ujërave të zeza në vende të banuara edhe nga shqiptarët. Apo pse nuk ishte unë nacionalist, kur shqiptarët në Maqedoni si të tjerët kanë marr mbështetje përmes subvencioneve, rritjen e dukshme të pensioneve dhe ndihmës sociale, krijimi i vendeve të punës në kompanitë si “Lear” në Tetovë, apo shumë të tjerë në Shkup, “ODW Elektrik” dhe “Kostal” në rajonin Strugë-Ohër, ose “Key Safety Systems” në Kërçovë e cila ka hapur punë dhe perspektiva për të gjithë, duke përfshirë edhe shqiptarët. Mban mend dikush se LSDM-ja, qoftë për shqiptarët ose maqedonasit ka hapur fabrikë në të cilën do të punësohen një mijë, dy ose tre mijë njerëz? Nuk ju kujtohet një gjë e tillë sepse nuk ka patur. Apo LSDM të ketë dhënë subvencione për fermerët, ose pensione më të larta për pensionistët. E pra, pse e bëjnë këtë “nacionalistët”, e jo LSDM-ja? Le të shohim kush është nacionalist, kur të shohim të gjitha këto fakte dhe argumente

