Gruevski i përgjigjet letrës së Zaevit, Ahmeti heshtë

213

Moebel THEMA

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski me kundër akuza i është përgjigjur ankesave me shkrim të oponentit të tij politik Zoran Zaev drejtuar ndërkombëtarëve se VMRO po pengon realizimin e zgjedhjeve më 11 dhjetor.
Sipas Gruevskit, Zaev i vetëdijshëm për humbjen, kërkon forma t’u ik zgjedhjeve. Për të mirën e qytetarëve dhe shtetit kriza do të duhet të mer fund me daljen në votime në dhjetor, ka nënvizuar Gruevski.
“Ai sërish i ndeshur me gabimet e tij dhe me humbjen që do ta pasojë, po kërkon mënyra se si t’u ikë zgjedhjeve në rast se arrin të krijojë një atmosferë të tillë. Megjithatë, nuk mund që për dështimet e tij personale të jenë fajtorë qytetarët dhe ata të jetojnë në një krizë të vazhdueshme pas 11 dhjetorit. Dmth, zgjedhjet më 11 dhjetorë do të duhet të mbahen, këtë e dëshirojnë qytetarët, kjo është në të mirën e qytetarëve, shtetit dhe askush nuk duhet të paguajë llogarinë e gabimeve të cilat për çdo ditë i bën zoti Zaev”, tha Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Por në letrën e liderit të LSDM-së Zoan Zaev drejtuar ambasdorëve të huaj midis tjerash thuhet se:“Gjykata kushtetuese edhe më tej politikisht po instrumentalizohet duke mos u prononcuar për kushtetueshmërinë e prokurorisë speciale. Gjyqësori po keqpërdoret politikisht deri në nivel të suspendimit të plotë të sundimit të së drejtës dhe shtetit ligjor.”
Zaev ka shfaqur brengosjen edhe për miratimin e buxhetit për 2017-ën tani në shtator. Sipas Gruevskit është normale që buxheti të miratohet në këtë periudhë, ndërkaq pjesa e gjykatës kushtetuese dhe gjyqësorit janë çështje që s’kanë të bëjnë me zgjedhjet.
Ndërkohë, nga BDI nuk ka pasur përgjigje publike lidhur letrën e kryetarit të partisë më të madhe opozitare LSDM.
Comments