Gruevski i’a fali Zaevit, nuk i kërkon 50 mijë euro dëmshpërblim

271

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka hequr dorë nga dëmshpërblimi i kërkuar prej 50 mijë euro nga Zoran Zaev.

Gruevski përmes avokatit të tij ka njoftuar gjykatën se heq dorë nga padia për rrënimin e imazhit në rastin “Banka Maqedonase”.

Zaev ishte dënuar me 50 mijë euro për shpifje dhe fyerje në adresë të Gruevskit, pasi që ky i fundit akuzohej për veprime kriminale gjatë shitjes së aksioneve të bankës. Rasti i tillë po gjykohej në gjykatën supreme. (INA)

Comments