Në Gjykatën Penale sot filloi seanca për rastin e PPS-së ” Shuplakat”, ku të gjithë të akuzuarit për këtë rast thanë se janë të pafajshëm.
Prokurorja speciale pubkike Fatime Fetai tha se në seancën e kaluar kanë kërkuar paraburgim për njërin nga të akuzuarit por ajo është refuzuar nga Gjykata me arsyetimin se ka dorëzuar vërtetim mjekësor.
Ndërsa seanca e sotme për këtë rast është shtyrë për më 19 prill sepse sot ish kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski i është përgjigjur pyetjeve të avokatëve, kurse për më 19 prill është caktuar që të pyeten edhe dy dëshmitarë.
 
			 
				 
											
