Gruevski: Kriza mund të përfundojë nëse ne fitojmë
Nikolla Gruevski në tubimin e sotëm në Vallandovë, në vazhdën e fushatës parazgjedhore ka kërkuar 63 deputetë për formimin e qeverisë së ardhshme.
Ai ka thënë se në zgjedhjet e 11 dhejtorit do të përfudojë kriza politike por vetëm nëse fiton partia e tij.
‘Më 11 dhjetor kjo krizë mund të përfundojë, vetëm nëse OBRM-PDUKM fiton bindshëm shumicën’, ka porositur kryetari i OBRM-PDUKM dhe bartës i listës në NJZ 4, duke kërkuar 63 deputetë për formimin e qeverisë së re.