Gruevski, Mijallkov dhe të akuzuarit tjerë do të gjykohen pas zgjedhjeve lokale

226

Ish funksionarët qeveritar, Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski dhe shumë të tjerë, kundër të cilëve Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka ngritur akuza, sipas të gjitha gjasave nuk do të ulen në karrigen e të akuzuarit përpara mbajtjes së zgjedhjeve lokale, të cilat parashihen të mbahen më 15 tetor, njofton Portalb.mk.
Këto janë parashikimet nga burimet e “Fokus” në PSP, duke e pasur parasysh se gjykatësit janë në pushim deri në fund të gushtit, ndërkaq më pas sipas dinamikës së deritanishme të punës së tyre, pritet që vlerësimi i akuzave të mbarojë për më shumë se dy muaj, pas së cilës nëse japin vlerësim pozitiv, do të fillojnë seancat gjyqësore.
Sipas ligjit për procedurë penale, vlerësimi i akuzës kryhet nga gjykatës individ kur parashihet dënim me burg për më pak se 10 vite, ndërkaq për shumë vite burg atëherë është përgjegjës Këshilli i Gjykatësve. Gjatë vlerësimit, gjykatësi individ ose Këshilli mund të vendosin që ta miratojnë akuzën, ta hedhin poshtë ose nëse vlerësojnë se ka gabime teknike ta kthejnë mbrapa për përmirësim.
Këshilli në afat prej 8 ditëve, që nga dita e pranimit të ankesës kundër akuzës, duhet ta caktojë seancën për vlerësim.
Nëse akuza miratohet, seanca kryesore duhet të caktohet në afat prej 30 ditëve, nga dita e pranimit të akuzës, ose 60 ditë nëse bëhet fjalë për vepra nga krimi i organizuar.
PSP nga fundi i korrikut deri te Gjykata Penale ka dorëzuar 17 akuza, për 18 lënë, në të cilat të akuzuarit kryesisht janë nga kreu i VMRO-DPMNE.

Comments