Gruevski ngushëllon kryeministrin italian Renxhi për viktimat nga tërmeti

358
fresco

midle
gruevski

 Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski i dërgoi telegram ngushëllimi kryeministrit italian Mateo Renci për viktimat nga tërmeti katastrofal që e goditi Italinë Qendrore.

“Me keqardhje të thellë e pritëm informatën për katastrofën e madhe natyrore në Italinë Qendrore që shkaktoi qindra viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. Dëshiroj tu shpreh ngushëllime të thella Juve, familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Italisë, në emrin tim, por edhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët edhe vetë u ballafaquan me katastrofë të madhe natyrore me epilog tragjik”, thotë Gruevski në telegramin e ngushëllimit.

Në këto momente të ballafuara me fuqi shkatërrimtare të katastrofave natyrore, shtoi ai, rikujtojmë pafuqinë tonë para fuqisë së hatashme të natyrës, por edhe të mosthyerjes së shpirtit të njeriut, humanitetit, solidaritetit dhe ndihmës.

Comments