Gruevski paralajmëron hapjen e 140 çerdheve të reja



Do të hapen 140 kopshte për fëmijë, prej të cilave 100 do të ndërtohen të reja, kurse 40 të tjerat do të hapen në objekte publike deri më tani të pashfrytëzuara, paralajmëroi kryetari I VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.
Ky projekt bëhet për shakk se nuk ka kapacitete të mjaftueshme në çerdhet aktuale. Me ndërtimin e kopshteve të reja pritet që përfsherja e fëmijëve në arsimin parashkollor të rritet në 40 për qind, apo të sigurohet kujdesje për rreth 54.000 fëmijë.
“Për momentin numri I fëmijëve në çerdh është 36.039, kurse rreth 5.516 fëmijë janë në lista të pritjes. Kjo paraqet problem për shumë familje. Mbingarkesa e kapaciteteve të çerdheve është problem shtesë. Prindërit janë tgë detyruar që të gjejnë zgjidhje për kujdesjen e fëmijëve të tyre, ndërsa në raste të shumta kjo paraqet edhe shpenzime shtesë për angazhimin e personave të tretë” – tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Projekti duhet të realizohet gjatë 3 viteve të ardhshme dhe I njejti do të kushtojë 25 miljon euro. Për këtë projekt të paralajmëruar nga ana e Gruevskit reagojnë nga LSDM opozitare të cilët thonë se ish kryeministri ka pasur plotë 10 vite të tëra që ta zgjidh problemin me çerdhet, por në vend të kësaj ai ka qenë I përkuishtuar në tenderet siç thonë korruptive.