Gruevski paralajmëron katër projekte të reja ekonomike

176

Image result for gruevski

Në kuvendin e sotëm të OBRM-PDUKM-së ku u publikuan edhe zyrtarisht listat e deputetëve nga kjo parti, Nikolla Gruevski paraljmëroi investime të shumta në Maqedoni, si ulja e TVSH-së nga 18 në 5%, rikonstruim i tërësishëm i parkut Hekurudhat e Maqedonisë, rrugë direkte prej Manastiri deri Mexhitlijë, si dhe 79 milionë euro për ndërtimin e rrugëve tjera rajonale.

“Sot po paralajmëroj 4 projekte të reja të programit tonë. Do të vazhdojmë me politikën për uljen e TVSH-së në 5%, do t’i lirojmë nga pagesat e importit shtetasit e Maqedonisë, rindërtim i tërësishëm i flotës Hekurudhat e Maqedonisë si dhe do të sigurojmë buxhet prej 79 milionë euro për ndërtimin e rrugëve tjera rajonale”, tha mes tjerash Gruevski.

Përveç këtyre Gruevski, pralajmëroi edhe projekte tjera që do t’i realizojë pas fitores së madhe që ai do të sigurojë në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Comments