Gruevski: Populli do të vendosë mes atyre që vetëm premtojnë dhe atyre që kanë program

381

Gruevski: Populli do të vendosë mes atyre që vetëm premtojnë dhe atyre që kanë program

“Në këto zgjedhje, qytetarët do të vendosin mes atyre që japin premtime të rreme dhe joreale dhe atyre të kanë program dhe parime mbi të cilat përmbahen”, ka thënë sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski.

Ai tha se partia e tij ka program dhe parime, të cilave u përmbahen.

Sipas Gruevskit  edhe ajo që është realizuar në vitet e kaluara, sa VMRO-DPMNE ka qenë në pushtet “është garanci se do të realizojnë shumë më tepër”.

“Për këtë vizioni ynë është rruga për progres. Rruga e përbashkët për Maqedoninë tonë”, ka thënë Gruevski.

Më 11 dhjetor, në Maqedoni do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Comments