Gruevski premton: Për 4 vite do të hapim 70.000 vende të reja pune

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski sonte në tubimin në Resnjë tha se programi i VMRO-DPMNE përmban mbi 500 faqe të projekteve konkrete, masa dhe hapa që kanë të bëjnë me hapjen e mundësive dhe ndihmë të qytetarëve, transmeton TetovaSot.
“Deri në fund të vitit 2020 do të zvogëlojmë shkallën e papunësisë nga e tanishmja 24% në 17-18 për qind në hapjen e 70.000 vendeve të reja të punës në Maqedoni. Ky është premtimi ynë për 4 vitet e ardhshme”, theksoi Gruevski.
Ai para të pranishmeve në tubimin në Resnjë tha se nga investitorët do të kërkojë një minimum prej 80 për qind të punësimeve të jenë punësime të reja.