GRUEVSKI: Të mos lejojmë të na i marrin bastionet e VMRO-së

158

Të mos lejojmë të na i marrin bastionet e VMRO-DPMNE-së. Çdoherë kur ishin në pushtet dhe tani kur sërish janë në pushtet ata nuk bënë asgjë për këtë komunë.

Në Zërnovc, kur erdhëm në pushtet kishte 279 të punësuar, ndërsa përfundimisht me vitin 2016 kemi 565 të punësuar dhe ajo është dyfishim i numrit të të punësuarve, kjo është VMRO-DPMNE, porositi lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në Zërnovc.

Ai së bashku me kandidatin e tyre për kryetar të komunës, Bllazhe Stankov i prezantuan projektet dedikuar për komunën e Zërnovcit.

“Në të ardhmen do të sigurojmë shujtë të shëndetshme për çdo fëmijë nga klasa e parë deri në të pestën, si dhe blerje të shtëpisë së vet për familjhet me një çmim fillestar simbolik prej një euro, ndërkaq do të lirohen nga pagesa e taksave komunale. Përveç asaj edhe familjet e ndjeshme sociale do të marrin shlyerje të borxheve përfundimisht me 30 shtatorin e këtij viti. Ne ofrojmë koncept në të cilin nuk do të ektë rrugë të paasfaltuar apo të pandriçuar dhe park në çdo mëhallë”, tha Gruevski.

Kandidati për kryetar të komunës së Zërnovcit, Stankov premtoi se krahas sigurimit të shujtës së ngrohtë dhe të shëdnetshme për çdo fëmijë nga klasa e parë deri në të pestën, ndërkaq që në komunë janë 84 fëmijë, po mendohet dhe po bëhen përpjekje të përfshihen edhe nxënësit e tjerë nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

Ai premtoi edhze ndërtimin e fushës për lojë në fshatin Zërnovc, ndërtimin e zonës për fitnes, rrugicës për çiklistë përgjatë rrjedhës së lumit Zërnovka, ndërtimin e dy urave për automjete motorizuese në Vidovishka Rekë dhe një ure për automjete në lumin Zërnovka.

Comments