Në Gjykatën në Selanik sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për ish-shefin e Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe të punësuarin në DSK Nikolla Boshkovski, për të cilët autoritetet e Maqedonisë kanë shpallur urdhër arreste ndërkombëtare, ndërsa autoritetet greke i ngarkojnë për posedim të dokumenteve të rrejshme të udhëtimit.
Grujevski dhe Boshkovski deri tani dy herë janë nxjerrë para Gjykatës në Selanik, por seancat gjyqësore janë anuluar për shkak se gjykata greke nuk mund të siguronte përkthyes nga gjuha maqedonase në atë greke dhe anasjelltas.
Të dy u arrestuan nga policia greke në aeroportin në Selanik më 18 shtator, gjatë tentimit që me pasaporta të rrejshëm bullgare të largohen me aeroplan për në Budapest.
Grujevski dhe Boshkovski janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike për përgjim ilegal dhe për shkatërrim të sistemeve për përgjim, raste të njohura si “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2”. Autoritetet e Maqedonisë më 6 nëntor e dorëzuan dokumentacionin për ekstradimin e tyre nga Greqia.
Seanca gjyqësore për ekstradimin e tyre që u caktua për më 29 nëntor u anulua për më 13 dhjetor për shkak të mungesës së avokatit nga ekipi treanëtarësh i avokatëve të Grujevskit dhe Boshkovskit, nga njëra anë, dhe përkthimi i pakompletuar i dokumentacionit të dërguar nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë, nga ana tjetër.
Deri atëherë pritet që gjykata t’i marrë përkthimet e dokumenteve, të dërguara nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë.
Grujevski dhe Boshkovski ndërkohë mbeten në paraburgim në Selanik.