Guardia Di Finanza: U shkatërruan 2.4 milionë rrënjë kanabis

333

Moebel THEMA

konferenc

213,4 hektarë kanabis është mbjellë në Shqipëri gjatë këtij viti, i ndarë në 2086 parcela. Vitin e kaluar u mbollën 44,7 hekatrë në 1368 parcela.

Të dhënat janë bërë publike në konferencën e përmbylljes së misionit të fluturimit mbi territorin tonë nga Guardia Di Finanza italiane. Sipas Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako është shkatërruar 99,8 % e sipërfaqes së mbjellë me një total prej 2 milion e 409 mijë bimë kanabis të asgjësuara.
Numri një i policisë sqaroi se gjatë këtij viti ka një trend të ri të kultivimit të drogës. Trafikantët kanë mbjellë një farë vietnameze, e cila ka një cikël prodhimi nga 45 deri në 50 ditë.
70 % e sipërfaqes me kanabis ka qenë nga kjo farë, e cila ka një prodhim më të ulet se lloji tjetër i bimës narkotike.
Punën e mirë të policisë në luftën kundër kanabisit e përshëndetën edhe përfaqësuesit e policisë italiane dhe Guardia Di Finanza./ TV KLAN

Comments