Guardiola tregon planet e tij pas largimit nga Manchester City

Pep Guardiola thotë se do të marrë një pushim nga puna si trajner pasi të largohet nga Manchester City, megjithëse nuk e di se kur do të dalë në pension.
Guardiola nënshkroi zgjatje të kontratës dyvjeçare në nëntor, duke e zgjatur qëndrimin e tij në klub deri në qershor të vitit 2027.
Deri në atë kohë, 54-vjeçari do të ketë te City 11 vjet – ndërsa kaloi katër vjet si trajner i Barcelonës përpara se të merrte drejtimin e Bayern Munich për tre vjet.
“Pas kontratës sime me Cityn, do të ndalem. Jam i sigurt”, tha Guardiola për ESPN.

“Nuk e di nëse do të dal në pension, por do të bëj një pushim”, vijoi tuje ai.
Duke folur për Sky Sports të premten, Guardiola sqaroi se nuk do të largohet domosdoshmërisht nga City në fund të kontratës së tij aktuale.
“Nuk thashë se po largohem tani ose në fund të sezonit apo në fund të kontratës. Thashë se kur të mbaroj kohën time këtu, qoftë një, dy, tre, katër, pesë vjet, do të bëj një pushim”, bëri të ditur Guardiola.
Me Cityn, Gurdiola fitoi gjashtë nga nëntë titujt e fundit të Premier League, si dhe Ligën e Kampionëve të parë të klubit si pjesë e një triplete në sezonin 2022-23.