Gushti i vdekjeve masive

208

13095911_10154786229909348_4504956497971949121_n-1-300x300

Urim SALIHU

Rrënoja, tmerr, vdekje .Të gjitha këto ndodhën të shtunën e zezë në Hasanbeg,Haraqinë dhe Stajkovcë.Ne lutemi të gjithë për keta njerëz.Nata ishte e gjatë,kërcënuese.Thuajse nuk do të përfundonte asnjëherë .Shkaqet ishin natyrore, por vendbanimet shqiptare e pësojnë këtë tragjedi sepse janë të harruara , nuk ka investime, nuk ka infrastrukture, kanalizime.Këto janë një tjetër rrëfim që pasi të stabilizohet situata dikush duhet të jep llogari -thonë disa banorë të Hasanbegut.Madje edhe kryetari i Shkupit ishte i padëshiruar aty.
Shirrat e rrëmbyeshëm të gushtit trazuan jetërat e njerëzve në ato zona .Disa ia dolën, por disa jetë u këputën.Disa nuk mundën ta fitojnë betejën me këtë kërcënim që erdhi nga natyra.Erdhi në mënyrë tinëzare dhe la gjurmët e vdekjeve masive .Këto vende duken krejtësisht të rrënuara, me pamje të frikshme .Të paktën 20 raportohen të vdekur, shumë të lënduar dhe disa të zhdukur.Njerëzit luten për këto vendbanime, për jetërat e humbura por edhe për të zhdukurit.Dëmet materiale janë të paimagjinueshme.Këto vendbanime kanë nevojë për ndihmë , për jetë, për solidarizim nga të gjitha anët.Ata kanë kaluar një natë terrori, një natë ku kanë parë se humbnën gjithcka.Humbën njerëzit e dashur, humbën pasuritë, humbën të tashmen dhe të ardhmen e tyre.

Dëme të mëdha ka edhe në Rashtak.Njerëzit atje thonë se askush nuk interesohet për t’i ndihmuar.Ata duhet vetë të pastrojnë rrënojat, baltën, gjithcka.Atë që ndërtuan për një jetë të tërrë, vërshimet ua morrën për pak caste .
Gushti sërish goditi aty ku peri është më i lehtë për t’u këputur duke lënë pas edhe një tragjedi njerëzore të paparë.Banorët e atyre zonave kanë humbur thuajse cdo gjë.Shtëpitë e tyre janë mbuluar nga uji dhe në të gjitha anët sheh shkatërrim.Ishte një cunami që tregon se sa pak duhet që të ndodhë tmerri.
Për dy vite gushti erdhi i kobshëm për familjet shqiptare .Erdhi me vdekjet masive dhe la tmerre pas.Një vit më parë ishte Shipkovica me tragjedinë e saj ndërsa këtë vit ishin Hasanbegu ,Haraqina dhe Stajkovci.Por që të jetë akoma më keq kërcënimi nuk është larguar akoma.Mot i keq pritet të mbajë edhe ditëve të ardhshme.

Comments