Një miliarder norvegjez ka vendosur të fali pjesën më të madhe të pasurisë së tij. Kjell Inge Roekke, një ish peshkatar, i cili e ka bërë pasurinë e tij në tregtinë e naftës ka vendosur që një prej fushave ku do të shkojnë paratë e tij, do të jetë pastrimi i detit.
Për këtë qëllim, Roekke, ka nisur një bashkëpunim me organizatën ambientaliste WWF, duke u bërë financues i një anijeje kërkimore e cila do të fillojë pastrimin e detit nga produktet e plastikës. “Dëshiroj t’i kthejë shoqërisë pjesën më të madhe të asaj që kam fituar”, është shprehur Roekke për mediat vendase.
Pasuria e miliarderit norvegjez është vlerësuar të jetë 2 miliardë dollarë, ndërkohë që ai është shprehur se një pjesë e madhe e pasurisë së tij do të shkojë për të financuar kërkime shkencore për gjetjen e një mënyrë për të “luftuar” ndotjen plastike në det. Roekke tashmë i është bashkuar Bill Gates, Warren Buffet dhe Mark Zuckenberg, në listën e filantropistëve.
