Hafizi: Lëvizja jonë vë Shqipërinë mbi partinë

172

 

Moebel THEMA

blushi

Pas shkëputjes nga Partia Socialiste deputetet Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi duket se kanë nisur përgatitjet për krijimin e një force të re politike, që me sa duket do të jetë gati për të hyrë në zgjedhjet e ardhshme. Në një status në Fb, Mimoza Hafizi shkruan pikërisht për takimet që ka patur me qytetarë të ndryshëm në kuadër të nismës që ajo dhe deputeti Blushi ka ndërmarrë.

Statusi i plotë i Hafizit 

Kam kaluar dy ditë inkurajuese mes qytetarësh vlonjatë e gjirokastritë, të cilët kërkojnë, mbështesin e frymëzojnë forcën tonë të re politike.

Kam takuar mësues e gazetarë, pedagogë e nxënës, sipërmarrës biznesi, të rinj e pensionistë, profesionistë të lirë, njerëz të punës së ndershme, qytetarë të thjeshtë e pa histori politike, burra e gra që e neverisin politikën si trampolinë përfitimi vetjak.

Kam shkëmbyer ide për aksion me shqiptarë që sfidojnë pesimizmin e mungesën e shpresës që na ka mbërthyer, me vizion e besim për të ardhmen e këtij vendi, me miq që e refuzojnë këtë klasë politike, këtë sistem të degraduar që në dekada ka penguar progresin e Shqipërisë.

Kam ndarë qëllimin dhe parimet kryesore të Nismës sonë me qytetarë që janë të gatshëm të bëhen pjesë e një lëvizjeje politike njerëzish të lirë e të barabartë, lëvizjeje politike që ve Shqipërinë mbi Partinë.

Comments