Sipas mediave rajonale, Pavkoviqi është liruar para kohe për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.
Avioni i Qeverisë së Serbisë, në të cilin ndodhet ish-komandanti i Ushtrisë së Tretë të Jugosllavisë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i dënuar për krime lufte në Kosovë, Nebojsha Pavkoviq, ka fluturuar nga Finlanda drejt Beogradit, kanë raportuar të dielën mediat serbe.
Sipas agjencisë Tanjug, sapo të mbërrijë në Beograd, Pavkoviqi është transportuar me autoambulancë në Akademinë Ushtarako-Mjekësore.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte njoftuar të premten se Pavkoviq do të lirohej me kusht para kohe.
Sipas mediave rajonale, Pavkoviqi është liruar përkohësisht për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Në vitin 2014, Këshilli i Apelit i Tribunalit të Hagës konfirmoi dënimin prej 22 vitesh burg në Finlandë ndaj Pavkoviqit për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, duke përfshirë vrasje, persekutim, deportime dhe transferim të detyruar.
Ai është dënuar për krime të rënda lufte ndaj popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.

